VIDEO-EMRAT/ Aksidenti me dy viktima: Zbardhet dinamika e ngjarjes

09:37, 27/11/2022
A+ Aa A-

Një aksident i rëndë ka ndodhur orët e para të mëngjesit të sotëm në autostradën Durrës-Tiranë, ku dy persona kanë humbur jetën, ndërsa një tjetër është plagosur rëndë.

Të rinjtë udhëtonin me automjetin tip Ford me targë  AA014ZE nga Durrësi në drejtim të Tiranës.

Viktimat e aksidentit janë Silva Gjergji nga Rubiku, si dhe një shtetase deri tani e paidentifikuar, rreth moshës 24 vjeç.

Sipas policisë, dyshohet se drejtuesi i makinës Arbër Tivari, 26 vjeç, ka humbur kontrollin dhe është përplasur me trafikndarësen.

Për pasojë, dy pasagjeret që ndodheshin në makinë, 26 vjeçarja Silva Gjergji dhe një tjetër e paidentifikuar, kanë humbur jetën në vendin e ngjarjes.

I riu që drejtonte automjetin është transportuar me urgjencë në spital, ku raportohet se ndodhet në gjendje të rëndë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco