Pogradec/ Dy falsifikatorëve iu sekuestrohet apartamenti me vlerë 200 mijë euro

Pogradec/ Dy falsifikatorëve iu sekuestrohet apartamenti me vlerë 200 mijë euro

13:58, 26/11/2022
A+ Aa A-

Policia e Pogradecit, në bashkëpunim me Prokurorinë, pas një periudhe gjurmuese-hetimore për evidentimin e pasurive të përfituara nga veprimtari kriminale, me vendimin nr. 269, të datës 18.11.2022 të Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec, vendosi sekuestro preventive ndaj një pasurie në pronësi të shtetasve Armand Liçe, 47 vjeç dhe Bledar Alianji, 46 vjeç, të dy banues në Pogradec.

Të dy këta persona janë në hetim për veprat penale "Falsifikimi i dokumenteve" dhe "Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale", kryer në bashkëpunim.

Ata dyshohet se nëpërmjet një kontrate të falsifikuar kanë përfituar banesën e një shtetasi tjetër, në lagjen nr. 3, Pogradec, banesë me sipërfaqe rreth 300 m² dhe me vlerë rreth 200 000 euro.

Tashmë  puna për gjurmimin, konstatimin dhe sekuestrimin e aseteve të tjera që mund të jenë përfituar në mënyrë të kundërligjshme, nga shtetasit A. L. dhe B. A.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco