Lajmi i fundit

VIDEO/ Supergol në ‘Bernabeu’, Bayerni kalon në avantazh ndaj Realit

VIDEO/ 'Audi' përplas këmbësorin, humb jetën 64-vjeçari në aksin Pogradec-Korçë

17:48, 19/11/2022
A+ Aa A-

Aksident me vdekje në aksin rrugor Pogradec-Korçë. 

Ngjarja ka ndodhur pranë fshatit Pirg, në Maliq. 

Ka qenë një automjet tip 'Audi' me drejtues Amarildo Rrushi me banim në Librazhd që ka përplasur një 64-vjeçar.

Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën Festim Zaçellari, banues në Pirg, Maliq. 

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka shoqëruar drejtuesin e automjetit. 

Njoftimi i policisë
Më datë 19.11.2022, rreth orës 17:20, në aksin rrugor Korçë-Pogradec, në afërsi të fshatit Pirg, Maliq, automjeti tip "Audi" me drejtues shtetasin A. R., ka përplasur këmbësorin F. Z., rreth 64 vjeç, banues në fshatin Pirg, Maliq, i cili për pasojë ka gjetur vdekjen.

Me shtetasin A. R., po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco