Lajmi i fundit

VIDEO/ Supergol në ‘Bernabeu’, Bayerni kalon në avantazh ndaj Realit

Kanali i ujërave të zeza prej 25 vitesh 'makth' për banorët, FSHZH dhe bashkia Durrës anulojnë projektin për mbylljen

17:22, 19/11/2022
A+ Aa A-

25 vite e kanë pritur banorët e rrugës “Gjelberimi” dhe “Azem Hajdari” në Durrës mbylljen e kanalit të ujërave të zeza, e teksa punimet kanë nisur banorët akuzojnë bashkinë dhe Fondin Shqiptar të Zhvillimit se kanë ndryshuar projektin për mbylljen e kanalit.

Ata shprehen se në vend të mbylljes po ndërtohen disa ura me përmasa të mëdha që po detyrojnë firmën të zgjerojë kanalin, e në përfundim të projektit pritet shembja e shume shtëpive ndonëse institucionet nuk

Firma që po kryen punime nuk ka vendosur asnjë tabele  që jep detaje për projektin, që mbulohet nga mungesa e plotë e transparencës, ndërsa Bashkia Durrës nuk po vëzhgon nga afër këtë projekt.

Ky kanal prej me shume se 25 vitesh është kthyer në makthin e banorëve të kësaj zonë për shkak të ndotjes masive dhe përmbytjeve.

"Kur bëhet një projekt nuk bëhet në këtë lloj mënyre, si me qënë duke e bërë në mënyrë të fshehtë, vjedhurazi, por bëhët transparent. Bëhet në mënyrë të drejtë jo të padrejtë. Projekti ka rreth 6 muaj edhe këtu nuk është vënë asnjë tabelë, ne nuk dim asgjë", shprehet qytetari.

Banorët janë zotuar se nëse nuk mbyllet kanali pritet të ngrihen sërish në proteta.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco