Me çanta me kanabis drejt Malit të Zi, Policia Kufitare e Shkodrës prangos 3 trafikantët

Me çanta me kanabis drejt Malit të Zi, Policia Kufitare e Shkodrës prangos 3 trafikantët

14:13, 19/11/2022
A+ Aa A-

Policia e Kufirit në Shkodër, në bashkëpunim me shërbimet e Policisë së pikës kufitare Grabom sekuestrua 3 çanta të mbushura me kanabis sativa dhe arrestuani tri personat që po i  trafikonin ato drejt Malit të Zi.

Bazuar në një informacion të shërbimeve sekrete se disa persona po transportonin me automjet, një sasi lënde narkotike në drejtim të pikës kufitare Grabom, me qëllim trafikimin e saj nëpërmjet kufirit jeshil për në Malin e Zi, policia ka organizuar operacionin “Grabom”.

Tek kryqëzimi i Grabomit, efektivët kanë pikasur automjetin që dyshonin. Shoferi ka tentuar të largohet dhe ka hedhur çantat me kanabis në rrugë, por është kapur.

Në vazhdim u bë arrestimi i Robinson Malaj 24 vjeç (drejtuesi i automjetit), Ronaldo Malaj, 28 vjeç dhe Orjenc Sokoli S, 21 vjeç, të tre banues në Bajzë. Atyre iu sekuestruan 21.5 kg kanabis, automjeti dhe 3 aparate celulare.

Në bashkëpunim me Prokurorinë vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti. Akuza ndaj tyre është për veprën penale "Trafikimi i lëndëve narkotike", kryer në bashkëpunim.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco