Valë arrestimesh në Bodin të Elbasanit, babë e bir marrin me vete në qeli dhe kryetarin me kryeplakun

Valë arrestimesh në Bodin të Elbasanit, babë e bir marrin me vete në qeli dhe kryetarin me kryeplakun

09:42, 13/11/2022
A+ Aa A-

Ndjekjet, përgjimet dhe metodat e tjera të hetimit të Policisë së Elbasanit kanë çuar në arrestimin e një 62-vjeçari dhe të djalit të tij që mbillnin dhe përpunonin kanabis në tokat e tyre në fshatin Bodin të Elbasanit.

Të arrestuarit janë Selim Beqari, babai me banim në këtë fshat dhe i biri, Zamir Beqari, 27 vjeç, me banim në Sarandë.

Operacioni për kapjen e tyre u kodua me të njëjtin emër si fshati ku u krye arrestimi i të dyve me akuzat” "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve" dhe “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim, shtetasit:

Policia tha se nga kontrolli i ushtruar në tokën e tyr në fshatin Bodin, Gracen, Elbasan, janë gjetur 7 thasë me kanabis që peshonin 58 kg si dhe 17 bimë kanabis.

Por, bashkë me ta u arrestua për “Shpërdorim detyre” dhe “Moskallëzim krimi”, edhe zyrtarët lokalë:

 Fadil Salla, 58 vjeç , banues në Elbasan, administratori i Njësisë Administrative Gracen dhe  Ramiz Beqari 62 vjeç, kryeplaku i fshatit Bodin të Elbasanit.

Po në kuadër të këtij operacioni, u proceduan penalisht 2 shtetas, për veprat penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve" dhe "Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim, si dhe 1 shtetas tjetër, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.

Në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të këtij rasti.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco