‘Tregtonte aparate celulare të kontrabanduara’, arrestohet 45 vjeçari në Tiranë

‘Tregtonte aparate celulare të kontrabanduara’, arrestohet 45 vjeçari në Tiranë

13:53, 12/11/2022
A+ Aa A-

Një 45 vjeçar me iniciale E. G. banues në Tiranë është arrestuar pasi tregtonte aparate celulare të kontrabanduara.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Njoftim i policisë/ Tiranë

Goditet një rast tjetër i tregtimit të aparateve celulare të kontrabanduara.

Finalizohet, nga Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, operacioni policor i koduar "Phones 4".

Sekuestrohen 26 aparate celulare, nga një subjekt në kryeqytet, vihet në pranga pronari i tij.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në vijim të kontrolleve të dedikuara, në subjekte të ndryshme tregtare, me qëllim evidentimin dhe goditjen e krimeve ekonomiko-financiare, në kuadër të operacionit policor të koduar "Phones 4", kanë goditur një rast tjetër të tregtimit të mallrave të kontrabanduara. Si autor i dyshuar i kësaj veprimtarie të kundërligjshme, u arrestua shtetasi:

- E. G., 45 vjeç, banues në Tiranë.

Gjatë kontrollit të ushtruar në dyqanin në pronësi të 45-vjeçarit, në rrugën "Luigj Gurakuqi", shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, 26 aparate celulare të llojeve të ndryshme, të dyshuara të kontrabanduara.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

#angazhimpërkushtimsakrificë👮️🚔

#tëvendosurkundërkrimit✅

#nëçdoskajtëvendit🇦🇱

#nëshërbimtëqytetarëve👮️🤝🙍️

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco