EMRI/ Në kërkim për vjedhje në Itali, arrestohet 34 vjeçari me 2 emra nga Kurbini, pritet ekstradimi

EMRI/ Në kërkim për vjedhje në Itali, arrestohet 34 vjeçari me 2 emra nga Kurbini, pritet ekstradimi

13:02, 12/11/2022
A+ Aa A-

Kapet në Kurbin, dhe vihet në pranga me qëllim ekstradimin drejt Italisë, 34-vjeçari i kërkuar ndërkombëtarisht, për vjedhje në rrethana rënduese.

I arrestuari është Vis Lika alias Admir Rrika, 34 vjeç, banues në Kurbin.

Njoftimi i policisë/ Kurbin

 Finalizohet në bashkëpunim me Interpol Tiranën, operacioni policor i koduar “Firenze”.

Kapet në Kurbin, dhe vihet në pranga me qëllim ekstradimin drejt Italisë, 34-vjeçari i kërkuar ndërkombëtarisht, për vjedhje në rrethana rënduese.

Shërbimet e Policisë, në vijim të punës intensive për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të kërkuar kombëtarisht dhe ndërkombëtarisht, mbështetur dhe nga inteligjenca informative, kanë finalizuar operacionin policor të koduar "Firenze", si rezultat i të cilit u kap në Kurbin, shtetasi:

-Vis Lika alias Admir Rrika, 34 vjeç, banues në Kurbin.

Gjykata e Apelit Firenze, Itali e ka dënuar 34-vjeçarin, me 2 vite e 3 muaj burgim, për veprën penale “Vjedhja në rrethana rënduese", parashikuar nga Kodi Penal italian. Arrestimi i këtij shtetasi është provizor, pasi vijojnë veprimet procedurale, nga Interpol Tirana, me qëllim ekstradimin e tij drejt Italisë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprime të mëtejshme.

#angazhimpërkushtimsakrificë 👮🏻👮‍️

#tëvendosurkundërkrimit ✅

#24/7nëçdoskajtëvendit

#nëshërbimtëqytetarëve 👮🏻👮‍️🇦🇱

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco