Ish-ministri Koka kërkoi zbutjen e masës së sigurisë, seanca shtyhet për…

Ish-ministri Koka kërkoi zbutjen e masës së sigurisë, seanca shtyhet për…

12:56, 11/11/2022
A+ Aa A-

Shtyhet seanca e shqyrtimit të kërkesës së ish-ministrit të Mjedisit Lefter Koka për lirimin nga qelia.

Gjykata e Posaçme ka shtyrë për të premten tjetër seancën, teksa në seancën e sotme gjykata administroi akt-ekspertimin e mjekëve ligjorë mbi gjendjen shëndetësore të Kokës.

Sipas këtij akti, Koka është në gjendje të rëndë shëndetësore dhe kërkon zbutjen e masës “arrest në burg” dhënë për llogari të hetimit të inceneratorit të Fierit.

Kujojmë se dy javë më parë, Gjykata e Posaçme refuzoi kërkesën e Kokës për ndryshimin e masës “arrest në burg” të caktuar për inceneratorin e Elbasanit.

Dy ditë më parë ish-deputeti Alqi Bllako, i bashkëakuzuar për inceneratorin e Fierit, u rikthye në qeli me një vendim të Apelit të Posaçëm.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco