VIDEO nga asgjësimi i kanabisit/ Dalin emrat e personave të arrestuar

09:44, 11/11/2022
A+ Aa A-

Një operacion anti-drogë çoi në zbulimin e një sere në Berat në të cilën kultivohej kanabis. Mediat kanë zbardhur emrat e 8 rojeve të arrestuar, të cilët ruanin me armë serën me kanabis.

Në pranga kanë rënë pranga Jurgen Ujkaj, Bashkim e Edison Mema, Sidrit Bisha, Endrit e Blerim Xheka, Mirvaldo Disha e Samuel Lushaj. Gjithashtu janë arrestuar edhe dy prej grave që punon në sera, nënë e bijë Drita e Izmira Mema.

SYRI TV sjelë edhe pamjet nga serat në Dronovic, ku po bëhet asgjësimi i kanabisit.

Në kontrollin e realizuar një ditë më parë nga policia është arritur të kapet një sasi prej 800 kg kanabis. Kjo ishte edhe sasia e fundit e kanabisit në sera, pasi pjesa tjetër ishte marrë disa ditë më parë.

Gratë e shoqëruara vinin nga kryesisht nga veriu i vendit për të punuar në Berat në serat e mbjella me kanabis.

Pas kontrollit të ushtruar nga policia në çantat e tyre u gjendën sasi konsiderueshme lekësh. Mësohet se ato paguheshin me 5 mijë lekë dita. Mosha e tyre varionte nga 16 deri në 65 vjeç.

Mësohet se ferma është në pronësi të shtetasit Xhimi Dyli, i cili po merret në pyetje nga policia për të bërë të mundur arrestimin e personave që ua kishte dhënë me qira, emrat e të cilëve nuk bëhen të ditur ende.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco