Arrestohet 64-vjeçari në Kapshticë kishte fshehur drogën te gomat rezervë

Arrestohet 64-vjeçari në Kapshticë kishte fshehur drogën te gomat rezervë

08:19, 10/11/2022
A+ Aa A-

Një 64-vjeçar është arrestuar pasi tentoi të kalonte lëndë narkotike në Pikën Kufitare të Kapshticës. Ai e kishte fshehur një sasi kanabisi prej 9.2 kg në dy goma rezervë në bagazhin e tij.

Njoftimi i policisë:

Faza e 12-të e këtij operacioni, zhvilluar nga Stacioni i Policisë Kufitare Kapshticë në bashkëpunim me DVP Korçë, për parandalimin dhe goditjen e një tjetër rasti të trafikimit të lëndëve narkotike, drejt Greqisë.

Vihet në pranga transportuesi i lëndës narkotike.

Sekuestrohen 9.2 kg lëndë e dyshuar narkotike cannabis sativa.

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e aktivitetit kriminal të trafikimit të lëndëve narkotike në drejtim të shtetit grek, shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Kapshticë në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në DVP Korçë, kanë finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Restart 12”. Si rezultat i tij, u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:

– S. Ç., 64 vjeç, banues në Korçë.

Shërbimet e Policisë Kufitare, në dalje të Republikës së Shqipërisë, kanë përzgjedhur për kontroll të imtësishëm në vijë të dytë, automjetin tip “Benz” me drejtues shtetasin e mësipërm. Si rezultat i kontrollit të ushtruar në automjet, përfshi edhe procesin e skanimit, në bagazhin e tij, në dy goma rezervë, iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 16 pako, me peshë 9.2 kg, lëndë e dyshuar narkotike cannabis sativa.

Nga ana e Policisë po punohet për identifikimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të personave të tjerë të dyshuar si të implikuar në këtë ngjarje.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, mbetur në tentativë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco