Vlorë, përfshihen nga zjarri të dyja makinat e një 49-vjeçari gjatë natës Foto ilustrim

Vlorë, përfshihen nga zjarri të dyja makinat e një 49-vjeçari gjatë natës

07:33, 10/11/2022
A+ Aa A-

Dy makina të një 49-vjeçari në fshatin Nartë të Vlorës janë përfshirë nga zjarri pas mesnate derisa janë djegur plotësisht.

Nuk dihen arsyet e shpërthimit të saj apo në bëhet fjalë për zjarrvënie të qëllimshme.

Policia e Vlorës tha se ka nisur hetimet: “Sot, rreth orës 02:00, në fshatin Nartë, Vlorë, ka rënë zjarr dhe janë djegur dy automjete, në pronësi të shtetasit A. G., 49 vjeç, banues në fshatin Nartë. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të rënies së zjarrit.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco