Pronarët në emigrim, vidhen dyert dhe dritaret e banesave në Kryevidh

Pronarët në emigrim, vidhen dyert dhe dritaret e banesave në Kryevidh

22:42, 08/11/2022
A+ Aa A-

Gjendja e rënduar ekonomike dhe braktisja e banesave për shkak të emigracionit ka sjellë raste të padëgjuara më parë të vjedhjeve.

Ditë më parë në njësinë Kryevidh në Bashkinë Rrogozhinë, persona të paidentifikuar kanë vjedhur një banesë e cila është e pa banuar pasi të zotët e shtëpisë, kanë emigruar jashtë Shqipërisë.

Grabitësit të cilët dyshohen të jenë më shumë se dy persona kanë mundur të çmontojnë dyert e dritaret e shtëpisë dy katëshe buzë rrugës kryesore që të dërgon në bregdetin e plazhit Spille.

Policia e cila është njoftuar në orët e para të ditës ka shkuar në banesën e lënë pa dyer e dritare dhe së bashku me grupin hetimor kanë kryer veprimet hetimore me qëllim gjetjen e gjurmëve që mund të çojnë në zbardhjen e vjedhjes dhe identifikimin e autorëve.

Raste të ngjashme si ajo e ditëve të fundit janë regjistruar edhe në fshatin Lekaj dhe Vorrozen, ku numri i banesave që ju janë vjedhur dyert shkon në 10.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco