U aksidentua dy javë më parë në Kurbin, humb jetën në spital 16-vjeçari, nxënësi i ekselencës

U aksidentua dy javë më parë në Kurbin, humb jetën në spital 16-vjeçari, nxënësi i ekselencës

22:06, 08/11/2022
A+ Aa A-

Një 16-vjeçar ka humbur jetën në spital 15 ditë pas aksidentit të rëndë që ndodhi në rrugën e Patokut në Kurbin.

Flavio Mankollari, nxënës ekselent i vitit të dytë në gjimnazin “Qemal Stafa” mbeti i plagosur në këtë aksident bashkë me 4 persona të tjerë.

Fatkeqësisht i riu nuk mundi t’ia dalë për shkak te plagëve të marra në disa pjesë të trupit duke ndërruar jetë këtë mbrëmje.

Në këtë aksident dy javë më parë u përplasen kokë më kokë dy automjete dhe goditja ishte mjaft e fortë.

Referuar ekspertizës, parakalimi i gabuar i mjetit qe drejtohej nga një person me inicialet Sh.Ll., është bërë shkak për aksidentin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco