Dizdari në burg me të vëllanë, Artan Hoxha: U dha 1 mln dollarë punonjësve të burgut gjatë pandemisë

Dizdari në burg me të vëllanë, Artan Hoxha: U dha 1 mln dollarë punonjësve të burgut gjatë pandemisë

14:31, 08/11/2022
A+ Aa A-

Gazetari investigativ Artan Hoxha tregoi shumën me të cilën Eldi Dizdari, i cili ndodhet bashkë me të vëllanë pas hekurave në Dubai, kishte korruptuar policinë në atë shtet. I ftuar në “ABC”, Hoxha tha se Dizdari u kishte dhënë 1 milionë dollarë 20 punonjësve të institucionit në mënyrë që t’i lejonin ushqime nga jashtë dhe vizita më të shpeshta me familjarët. Për rrjedhojë, gazetari tha se edhe pse ishte koha e Covid, Dizdari takohej shumë shpesh me familjarët.

“Gjatë kohës që ai ka qenë në burg në Dubai, ka patur një ngjarje tjetër, janë arrestuar 22 punonjës të burgut ku mbahej Dizdari për shkak të akuzave për korrupsion. Ata akuzohen se e kanë ulur nivelin e sigurisë, duke lejuar që Dizdarit ti shkonin ushqime nga restorantet më të mira në Dubai, të takohej më shpesh me familjarët, së treti ai kishte mundur të fuste brenda burgut një telefon i cili punonte me një program të kriptuar, i cili përdorej gjerësisht nga bota e krimit. Ishte një program që e futi FBI Amerikane,”- tha Hoxha.

Gazetari Artan Hoxha ka deklaruar më herët se Eldi Dizdari alias Denis Matoshi, kreu i kartelit 'kompania Bello' është arrestuar në Dubai bashkë me të vëllanë. Vëllezërit Dizdari akuzohen se kanë korruptuar punonjësit e burjgeve në Dubai, gjatë kohës që qëndronin në qeli pas arrestimit në shkurt të vitit 2020.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco