VIDEO – SYRI TV/ Shkodër, shoferët e furgonave protestë, shoferët: Kemi konkurrencë të pandershme

14:18, 08/11/2022
A+ Aa A-

Shoferët e furgonave që kryejnë linjën Rrethina-Shkodër, u ngritën në protestë. Ata akuzojnë policinë se lejon furgonat e pa licensuar të punojnë me pasagjerë.

Syri Tv

Drejtues të furgonave të transportit të udhëtarëve të linjës Rrethina-Shkodër, janë ngritur në protestë për shkak të konkurrencës së pandershme dhe çmimit të lartë të karburantit.

Sipas shoferëve, policia rrugore lejon që të punojnë automjete për transport të pasagjerëve, të cilët nuk janë të liçensuar.

Ata gjithashtu janë ankuar dhe për çmimin e lartë të karburantit, që sipas tyre po i çon drejt falimentimit, pasi biletat nuk janë rritur. Janë 13 furgona që bëjnë këtë linjë, dhe kërkojnë ndërhyrje për ti dhënë fund problemeve që ata kanë./Gaz.F.Maka. Op.E.Hajdari. Red. J.Hoxhaj. Mont. E.Goga/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco