3.5 mln euro kokainë të fshehur në makinë, arrestohet 21-vjeçari shqiptar në Itali

3.5 mln euro kokainë të fshehur në makinë, arrestohet 21-vjeçari shqiptar në Itali

13:13, 08/11/2022
A+ Aa A-

Policia italiane ka zhvilluar një operacion anti-drogë në Foggia. Gjatë aksionit ka rënë në prangat e policisë një i ri shqiptar, ndërkohë janë sekuestruar 8 kg kokainë.

Sipas mediave italiane droga kapte vlerën e 3.5 mln eurove në treg.

Policia italiane ndoqi makinën me të cilën udhëtonte shqiptari dhe me ndihmën e qenve anti-drogë, kanë arritur të gjejnë lëndën narkotike të fshehur.

I riu shqiptar është lënë në qeli dhe pritet të përballet me drejtësinë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco