Policia spanjolle dhe shqiptare kontrolle blic në një call-center në Elbasan

Policia spanjolle dhe shqiptare kontrolle blic në një call-center në Elbasan

12:49, 08/11/2022
A+ Aa A-

Mëngjesin e sotëm, policia shqiptare në bashkëpunim me atë spanjolle ka zhvilluar një operacion pranë një qendre tregtare në Elbasan, ku ndodhej një call center.

Operacioni është kryesuar nga Prokuroria e Tiranës në bashkëpunim me kolegët spanjollë.

Është ende e paqartë nëse objektivi ka qenë aktiviteti i mundshëm i paligjshëm i call center apo nëse ne ambientet e tij ka ndonjë person në kërkim.

Policia është detyruar të thyeje derën e xhamit të ambientit, pasi në këtë biznes nuk ka pasur persona.

Mësohet se po ekzaminohen kompiuterat që janë gjendur në biznes, i cili ishte i braktisur në momentein e realizimit të operacionit.

Në videot e mëposhtme shfaqen momentet e mësymjes së policisë brenda ambienteve të biznesit.

Mesditën e sotme janë parë në SPAK oficerë spanjollë, të cilët po merren me hetimet për call-center-in në Elbasan.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco