Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Të shtënat me armë në Kamëz/ Zbardhen detaje të reja nga ngjarja

Të shtënat me armë në Kamëz/ Zbardhen detaje të reja nga ngjarja

10:46, 07/11/2022
A+ Aa A-

Detaje të reja nga të shtënat e regjistruara mbrëmjen e së dielës në rrugën "Donald Trump" në Kamëz.

Hetuesit dyshojnë se ngjarja mund të ketë ndodhur për shkak të ndonjë konflikti banal që autori i ngjarjes, i identifikuar tashmë, të ketë pasur me persona të tjerë.

Gazetarja e Syri.Tv, Bleona Sari ka bërë me dije se në vendngjarje u gjetën 6 gëzhoja kallashnikovi, teksa janë dy automjete që janë kapur nga plumbat. Burimet bëjnë me dije se në bazë të verifikimeve paraprake, plumbat nuk i kanë qëlluar në mënyrë direkte mjetet, është qëlluar në ajër dhe kanë përfunduar mbi makina.

Pronarë të tyre janë një punëtor ndërtimi dhe një kuzhinier, të cilët nuk kanë asnjë lidhje me ngjarjen në fjalë.

Personi që tashmë po kërkohet nga policia nuk njihet si personazh problematik në zonë, teksa përveç përpjekjes për ta lokalizuar, por verifikohet e plotë e shkuara e tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco