Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Java e ferrit për karrierën e Erion Veliaj

Shpërndanin lëndë narkotike, arrestohen 2 persona në Tiranë

Shpërndanin lëndë narkotike, arrestohen 2 persona në Tiranë

10:36, 07/11/2022
A+ Aa A-

Dy persona të cilët u kapën me lëndë narkotike nga policia e Tiranës janë arrestuar.

Blutë bëjnë me dije se në pranga ra J. V., 30 vjeç, banues në Tiranë dhe D. Z., 22 vjeç, gjithashtu banues në Tiranë.

Njoftimi: 

Tiranë – Goditen 2 raste të shpërndarjes së lëndëve narkotike, heroinë dhe kanabis, në doza, vihen në pranga autorët e dyshuar dhe u sekuestrohen lëndët narkotike.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Tiranë, në vijim të punës për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, mbështetur dhe nga informacionet policore të siguruara, se shtetas të ndryshëm shpërndanin lëndë narkotike në kryeqytet, kanë vijuar kontrollet për identifikimin, kapjen dhe arrestimin e tyre. Si rezultat, u goditen 2 raste të kësaj veprimtarie kriminale dhe u arrestuan në flagrancë shtetasit:

– J. V., 30 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën 30-vjeçarit, një sasi lënde të dyshuar narkotike heroinë që u sekuestrua në cilësinë e provës materiale;

– D. Z., 22 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit fizik dhe në banesën e këtij shtetasi, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një sasi lënde të dyshuar narkotike cannabis sativa. Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se 22-vjeçari, pasi siguronte lëndën narkotike, e shiste atë në zona të ndryshme të Tiranës.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco