Hetimet për tërmetin, ish-drejtori i ALUIZNI-t Flamur Gjuzi fiton pafajësinë

Hetimet për tërmetin, ish-drejtori i ALUIZNI-t Flamur Gjuzi fiton pafajësinë

09:37, 07/11/2022
A+ Aa A-

Ish-drejtori i ALUIZNI-t në Durrës, Flamur Gjuzi, ka fituar pafajësinë në gjykatë, ku po gjykohej për “shpërdorim detyre” si pjesë e dosjes së tërmetit të vitit 2019. I pafajshëm është shpallur edhe Artur Terziu, pronari i një lokali në Durrës ku humbën jetën dy persona si pasojë e dëmeve të tërmetit.

Në dosjen e prokurorisë pronari i lokalit akuzohej se kishte ndërhyrë në katin e parë në kundërshtim me rregullat. Prokuroria pretendonte se 44-vjeçari kishte dobësuar muret dhe bazamentin mbajtës të pallatit, me qëllim përfitimin e hapësirave të mjaftueshme për lokalin e tij. Sipas dosjes së prokurorisë, Terziu kishte shfrytëzuar edhe tarracën e pallatit ku ndodhej lokali, ku kishte vendosur tri depozita uji voluminoze në funksion të biznesit.

I pafajshëm është shpallur edhe kreu i Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit, Artur Çela. Ndërkohë 3 ish-punonjës të të njëjtit institucion janë shpallur fajtor. Skerdi Bello është dënuar me 2 vite shërbim prove, Alfred Qetka 6 vite në shërbim të komuniteti, po ashtu edhe Aldo Dakovelli.

Tërmeti i 26 nëntorit 2019 shkaktoi gjithsej 51 viktima në vend, qindra të plagosur dhe mijëra shtëpi e biznese të shkatërruara. Nga specialistët ai u cilësua si më i fuqishmi i dekadave të fundit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco