Pas Lushnjes, tritol edhe në një banesë në Fushë Krujë, detajet e ngjarjes

Pas Lushnjes, tritol edhe në një banesë në Fushë Krujë, detajet e ngjarjes

23:18, 01/11/2022
A+ Aa A-

Një shpërthim tritoli është regjistruar pak më parë në Fushë Krujë.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Zallë. 

Një sasi prej rreth 30 gram lëndë plasëse ka shpërthyer në pjesën e pasme të banesës së Hajrulla Baftjari, 54 vjeç, me origjinë nga Kukësi. 

Nga shpërthimi raportohet vetëm për dëme materiale.  

Shpërthimi në banesën e 54-vjeçarit në Fushë Krujë vjen disa minuta pas tritolit që u vendos në makinën e Altin Lamçes, tregtar fruta perimesh në qytetin e Lushnjes. Lënda plasëse shpërtheu teksa makina ndodhej brenda oborrit të banesës. 

Nuk është e qartë nëse kemi të bëjmë me një paralajmërim apo tentativë të dështuar vrasje

Fatmirësisht edhe nga kjo ngjarje nuk raportohet për persona të lënduar. 

Njoftimi i policisë
Rreth orës 22:40, në lagjen "Magaze", Fushë Krujë, në oborrin e banesës së shtetasit M. B., 54 vjeç, ka shpërthyer një sasi e vogël e dyshuar lëndë  plasëse, duke shkaktuar dëme të vogla materiale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco