Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Konventa e Republikanëve, çfarë solli? I ftuar: Enri Ceno

VIDEO/ Ky është vendi ku u gjet trupi i pajetë i një femre në liqenin e Kukësit

VIDEO/ Ky është vendi ku u gjet trupi i pajetë i një femre në liqenin e Kukësit

10:05, 18/06/2024
A+ Aa A-

Trupi i pa jetë i një femre është nxjerrë nga ujërat e liqenit të Kukësit. Viktima mësohet se është rreth 35 vjeç.

Kufoma ende e pa identifikuar është transportuar sot në mëngjes në morgun e spitalit rajonal të Kukësit.

Deri më tani nuk është shënuar asnjë rast i denoncuar për persona të zhdukur në Komisariatin e Policisë së Kukësit

Kufoma është pikasur nga një banor i zonës i cili po mbushte ujë afër bregut të liqenit, në vendin e quajtur ‘Shtrazë’.

Policia Kukës/Informacion paraprak

Në orët e para të mëngjesit, në vendin e quajtur ‘Shtrazë’, në bregun e liqenit të Fierzës, është konstatuar e pajetë një shtetase ende e paidentifikuar, rreth 35 vjeçe.     

Gjatë këqyrjes së trupit të pajetë nuk janë konstatuar shenja dhune. Nga të dhënat paraprake dyshohet se kjo shtetase është vetëmbytur.         

Grupi hetimor po punon për identifikimin e kësaj shtetaseje dhe për zbardhjen e rrethaneve të humbjes së jetës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco