SYRI TV/ 'Jemi të djathtë, nuk investuan', Bashkia e Elbasanit me 2 standarde në rehabilitimin e pallateve

11:17, 18/06/2024
A+ Aa A-

Bashkia Elbasan rehabilitoi një bllok pallatesh në lagjen e quajtur “Banesa”, por la një bllok pallatesh pa sistemuar. Banorët pretendojnë se shkak i mungesës së investimit janë bërë bindjet e tyre politike. Ndërkohë ata hedhin dyshime edhe për cilësinë e punimeve që u bën në pjesën tjetër të lagjes.

SYRI TV

Muajt e fundit, lagjia 'Banesa' në qytetin e Elbasanit u perfshi ne projektin e asfaltimit dhe rikonstruksionit të rrugëve të saj.

Por siç duket nga pamjet, ky rikonstruksion nuk ka përfshirë pallatin 596, në të cilin banojnë 15 familje.

Sipas banorëve, lënia jashtë investimit e bllokut të pallatit të tyre, vjen si pasoje e bindjeve politike që ata kanë.

Po sikur të mos mjaftojë kjo, të tjerë banorë tregojnë se dhe punimet që u kryen, janë bërë pa cilësi.

Mungesa e rehabilitimit për të këtë bllok pallati, do të sjellë pasoja gjatë stinës së dimrit, pretendojnë banorët.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco