VIDEO/ Shpërthim tritoli në një banesë në Lushnjë, policia në kërkim të autorëve

VIDEO/ Shpërthim tritoli në një banesë në Lushnjë, policia në kërkim të autorëve

22:33, 01/11/2022
A+ Aa A-

Një shpërthim tritoli ka tronditur Lushnjën mbrëmjen e kësaj të marte. Burime për 'Syri.net' bëjnë me dije se shpërthimi ka ndodhur në një banesë private ku jetonte Altin Lamçe, tregtar fruta-perimesh në qytetin e Lushnjës.

Sipas të njëjtave burime, banesa private është në pronësi të Arben Turkut i cili ndodhet jashtë vendit. Shkaqet e vendosjes së tritolit janë ende të paqarta.

Mësohet se tritoli është hedhur nga disa persona të cilët po lëviznin me makinë në lagjen '18 Tetori'. Fatmirësisht nuk ka të lënduar por vetëm dëme materiale, pasi janë thyer xhamat e banesës.

Policia dhe grupi hetimor kanë nisur punën për të identifikuar dhe kapur autorët si dhe zbardhjen e ngjarjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco