Organizonte lojëra fati në lokal, arrestohet në flagrancë 32-vjeçari në Dibër

Organizonte lojëra fati në lokal, arrestohet në flagrancë 32-vjeçari në Dibër

11:51, 18/06/2024
A+ Aa A-

Një 32 vjeçar u kap sot në flagrancë nga policia në Dibër, pasi në lokalin e tij, po organizonte veprimtarinë e jashtëligjshme të lojrave të fatit.

Policia ka arrestuar edhe një 21-vjeçar, në Dibër, i cili lëvizte me dorezë metalike.

Njoftimi i Policisë:

Gjatë kontrolleve në qytetin Klosit, u godit një tjetër rast i veprimtarisë së jashtëligjshme të lojërave të fatit. Policia nis procedimin penal për pronarin e lokalit.

Strukturat e Drejtotisë Vendore të Policisë Dibër, referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin G.H., 32 vjeç, banues në Klos, për veprat penale "Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara", "Organizimi i llotarive të palejuara". 32-vjeçari, u kap në flagrancë nga forcat "Shqiponja", teksa në lokalin e tij, po organizonte veprimtarinë e jashtëligjshme të lojrave të fatit.

-Në Dibër, u arrestua në flagrancë shtetasi B.D.,  21 vjeç, banues në Dibër,  pasi gjatë kontrollit në automjetin që drejtonte, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një dorezë metalike (përforcues grushti).  

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco