Lajmi i fundit

CIM PEKA LIVE/ Intervistë e pazakontë me Ilir Metën, ç'do ndodhë mes tij e Kryemadhit?

Tritoli në Lushnjë/ Paralajmërim apo tentativë e dështuar vrasje?

Tritoli në Lushnjë/ Paralajmërim apo tentativë e dështuar vrasje?

23:02, 01/11/2022
A+ Aa A-

Një shpërthim me tritol ka ndodhur mbrëmjen e së martës në një banesë private në lagjen “18 Tetori” në Lushnjë. Banesa ishte në pronësi të Arben Turkut i cili është në emigrim në Angli, por aktualisht jetonte me qira kunati i tij, Altin Lamçe. Ky i fundit është tregtar në tregun e fruta-perimeve.

Në momentin e shpërthimit, kanë qenë 5 pjesëtarë të familjes Turku në banesë, por fatmirësisht nuk kanë pësuar dëmtime, teksa ka pasur dëme të shumta materiale pasi janë thyer xhamat dhe dyert e kësaj banese.

Lënda plasëse është vendosur në makinën e parkuar në oborrin e shtëpisë. Policia po punon për zbardhjen e kësaj ngjarjeje, nëse ishte një paralajmërim, një tentativë e dështuar vrasjeje apo motive të tjera që ende nuk dihen.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco