Kapen 3.3 kg kanabis dhe një armë gjahu, një i arrestuar e tre në kërkim

Kapen 3.3 kg kanabis dhe një armë gjahu, një i arrestuar e tre në kërkim

12:14, 10/10/2022
A+ Aa A-

Një person është arrestuar dhe tre të tjerë janë shpallur në kërkim për kultivim të kanabisit në Stojan të Dibrës.

Nga informacionet e marra është ushtruar kontroll i imtësishëm në territorin e fshatit Stojan, ku si rezultat i kontrollit nga forcat "Shqiponja", si dhe nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat, është gjetur e paketuar sasia prej 3.3 kg lëndë e dyshuar narkotike canabis sativa, në forma boçeje.

"Nga veprimet e para hetimore rezultoi se lënda narkotike e sekuestruar iu përkiste shtetasve N. T., 34 vjeç, N. K., 31 vjeç dhe N. C., 63 vjeç, të tre banues në Mat, të cilët janë shpallur në kërkim.

Në vijim të kontrolleve, në banesën e shtetasit N. C.,  është gjetur një armë gjahu e cila, së bashku me lëndën narkotike, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale," njoftoi policia.

Vijon puna intensive për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco