Monopatinat, trend i rrezikshëm i të rinjve/ Qytetarët të shqetësuar: Janë bërë burim aksidentesh

18:02, 07/10/2022
A+ Aa A-

Për të kursyer karburant apo për të shmangur trafikun shumë qytetarë kanë zgjedhur të lëvizin me monopatina elektronike, por kjo ka nxjerrë në pah shumë rreziqe.

Në një intervistë për gazetaren e Syri Tv Bleona Sari, Specialisti i trafikut urban Gerhard Baka tregon se monopatinat elektrike janë kthyër në burim aksidentesh.

Shumica e përdoruesve të monopatinave janë të rinj, por edhe të mitur apo persona që nuk kanë leje drejtimi të cilët nuk e njohin kodin rrugor dhe sinjalistikën duke I ekspozon ata drejt aksidenteve. Qytetarët shprehen të shqetësuar pasi këto mjete po përdoren masivisht edhe nga fëmijët.

Ndërkohë për Syri Tv Gerhard Baka, specialist i trafikut në Komisariatin Rrugor Tiranë thotë se Kodi Rrugor nuk e parashikon ndëshkimin e shkeljeve që vijnë nga këto mjete elektrike, e për pasojë për policinë rrugore nuk ka bazë ligjore për të vendosur masa administrative apo penale dhe mjaftohet vetëm me këshillime.

Në rrugë, në korsitë dedikuar biçikletave, por sidomos në sheshe e parqe publike, monopatinat janë kthyer në mjetin e preferuar të të rinjve. Atë mund ta marrë kushdo pa pasur nevojë për leje qarkullimi dhe të lëvizë në çdo hapësirë publike, pasi asnjë rregull nuk ekziston në Kodin Rrugor për përdorimin e këtij mjeti edhe pse elektrik dhe me shpejtësi në qytet pothuajse të njëjtë me atë të lejuar për makinat.

Megjithëse monopatinat janë bërë masive në përdorim drejtoria e përgjithshme e shërbimit të transportit rrugor nuk ka bërë ende një klasifikim për t’i quajtur këto mjete elektronike motorike apo mjete çiklistike, por do të hartojë një plan për lidhur me kategorizimin e këtyre mjeteve

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco