Sërish në burgun e Shënkollit/ Dy të burgosur të vdekur brenda dy ditësh

Sërish në burgun e Shënkollit/ Dy të burgosur të vdekur brenda dy ditësh

09:27, 07/10/2022
A+ Aa A-

Një tjetër ngjarje e rëndë u shënua në burgun e Shënkollit. Një 49-vjeçar ndërroi jetë për shkaqe momentalisht të paqarta. Burime bëjnë të ditur se Gëzim Qepa ndodhej në burg për vjedhje me dhunë.

“IEVP Shënkoll, Lezhë, ndërron jetë shtetasi me masë mjekësore “Mjekim i detyruar” Gëzim Qepa i datëlindjes 25.04.1973, lindur dhe banues në Berat. Ka mbërritur në IEVP Shënkoll në 27.11.2021 me vendim të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat për veprën penale “Vjedhje me dhunë””, thuhet në një njoftim të shkurtër për ngjarjen.

Një ditë më parë u raportua se një tjetër i dënuar ka gjetur vdekjen në burgun e Shënkollit në Lezhë.

Viktima është Azem Dauti i moshës 55-vjeç. I ndjeri ka vuajtur dënimin fillimisht në burgun e Zaharisë dhe vuante nga disa sëmundje, duke marrë prej vitesh kurim.

“Rreth orës 15.06 minuta, pasi ka konsumuar edhe vaktin e drekës, është konstatuar në gjendje shumë të rëndë klinike nga stafi mjekësor, pa puls, pa tension, pa refleks korneal dhe bulbar. Menjëherë është transportuar drejt Spitalit të Lezhës, por fatkeqësisht është njoftuar vdekja e pacientit me diagnozë nga institucioni drejt spitalit: Insufiçiencë kardio-pulmonare akute me probabilitet infarkt akut miokardi,” thuhet në njoftim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco