U kapën me mall kontrabantë, arrestohen dy persona në Portin e Vlorës

U kapën me mall kontrabantë, arrestohen dy persona në Portin e Vlorës

09:10, 07/10/2022
A+ Aa A-

Dy persona janë arrestuar nga policia e shërbimit kufitar në Vlorë, për transportim të mallrave kontrabantë me vlerë 8000 euro.

Me finalizimin e operacioni policor të koduar "Shipping" u arrestuan:

- R. B., 64 vjeç, banues në Vlorë, drejtues i mjetit lundrues “Pilotinë”;

- E. P., 35 vjeç, banues në Vlorë, administratori i një subjekti tregtar.

"Gjatë këtij operacioni, shërbimet e Policisë Kufitare në Portin e Vlorës, bazuar dhe në informacionet e marra se me një mjet lundrues “Pilotinë” (anije e shërbimit detar që përdoret për punime në Port), shtetasi R. B. transportonte mallra nga trageti, me qëllim shmangien e detyrimeve doganore, kanë ushtruar kontroll të imtësishëm në mjetin lundrues “Pilotinë”.

Gjatë kontrollit u gjetën dhe u sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, veshje të ndryshme me vlerë rreth 8000 euro, të dyshuara të kontrabanduara, të cilat do t’i merrte shtetasi E. P., me qëllim tregtimin e tyre.," njoftoi policia.

Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprime të mëtejshme procedurale.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco