Aksident në autostradën Tiranë- Durrës, humb jetën ish-futbollisti

Aksident në autostradën Tiranë- Durrës, humb jetën ish-futbollisti

08:04, 07/10/2022
A+ Aa A-

Një aksident ka ndodhur këtë mëngjes në autostradën Tiranë- Durrës dhe viktimë ka mbetur Hektor Psatha, 44-vjeç, ish-futbollist. 

Sipas njoftimit paraprak nga Policia e Durrësit, automjeti i drejtuar nga H.P, 44 vjeç, banues në lagjen nr. 13 Durrës, ka dalë nga rruga dhe për pasojë ka humbur jetën.

Policia ka dërguar një ekip në vendin e ngjarjes për të hetuar shkakun e aksidentit fatal.

Sipas të dhënave të para, ai ka qenë i dehur në momentin kur ka humbur kontrollin e mjetit. 

Ne foto: Hektor Psatha

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco