Megaoperacioni në Durrës, Fatjon Hajdari u la i lirë: Vëllezërit Beqiraj kanë shpifur

Megaoperacioni në Durrës, Fatjon Hajdari u la i lirë: Vëllezërit Beqiraj kanë shpifur

18:36, 06/10/2022
A+ Aa A-

Gjykata e Durrësit la në burg pa afat vëllezërit Beqiraj, te arrestuar gjate megaoperacionit ne Durres.

Fatjon Hajdari i cili u arrestua gjatë megaoperacionit të zhvilluar në Durrës, është lënë i lirë këtë enjte nga Gjykata e Durrësit.

Fatjon Hajdari mësohet se është profesor në Durrës.

Gjithashtu ai ka folur pas lirimit nga Gjykata ku edhe tregoi se çfarë ndodhi brenda sallës së gjyqit: ‘Asnjë nuk pranoi akuzën nga ato personat. Që thanë se i këna shit i kemi ble armët e kanë ngatërruar dynjanë. Këtë e bëjnë për të përfituar azil të ikin jashtë shtetit. Kanë bërë krimet e veta dhe tani kanë shtuar edhe këtë për shitje armësh, duan vetëm të ikin jashtë shtetit që ti mbrojë shtetit’, tha ai për News24.

Pyetje: Ju kishit njohje me vëllezërit Beqiraj:

Hajdari: Jo unë jo kishte vëllai, i njeh.

Për çfarë u akuzove?

Hajdari: Kanë bërë shpifje. Kanë kontrolluar banesat dhe kanë shpifur për vëllain. Kur erdhën tek banesa jonë më gjetën armë me leje. Përderisa sa i kanë armët me leje më liruan sot. Ato tjerët po i mbajtën sërish 45 ditë. Kanë shpifur dy persona, kanë armë me leje…

A i njihni dy personat?

Hajdari: S’kanë thënë për mua, kanë thënë për vëllain tim dhe të tjerë.

U akuzuat për grup të strukturuar kriminal?

Hajdari: Ato jo unë, po ngaqë jetoj me një shtëpi me vëllain më morën edhe mua. Vëllai është Alban Hajdari.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco