VIDEO/ Elbasan, sekuestrohet pasuria 3,5 milionë euro e të akuzuarit për shfrytëzim prostitucioni

VIDEO/ Elbasan, sekuestrohet pasuria 3,5 milionë euro e të akuzuarit për shfrytëzim prostitucioni

09:30, 06/10/2022
A+ Aa A-

Policia e Shtetit njoftoi se në Elbasan u vendos sekuestro preventive ndaj pasurive të Albert Topuzit, pasuri me vlerë rreth 3.5 milionë euro, që dyshohet se janë përfituar nga veprimtari kriminale. Ndërkohë, vazhdon puna për gjurmimin, identifikimin dhe sekuestrimin e pasurive qe rrjedhin nga aktivitete kriminale.

Policia e Shtetit dha detajet lidhur me operacionin e emërtuar si “Fasada", zhvilluar nga Krimi Ekonomik i Policisë dhe Prokurorisë së Elbasanit.

"Vendoset sekuestro preventive mbi disa pasuri me vlerë rreth 3.5 milionë euro, që dyshohet se rrjedhin nga veprimtaritë kriminale të një 46-vjeçari.  

Si rezultat i operacionit u bë ekzekutimi i vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, e cila bazuar në provat e grumbulluara gjatë hetimeve të kryera nga Policia dhe Prokuroria, ka vendosur  sekuestro preventive ndaj pasurive të shtetasit A. T., 46 vjeç, banues në Elbasan.

Shtetasi A. T. është autor i dyshuar për veprën penale "Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarive kriminale", pasi më parë ka qënë i arrestuar në Itali, për veprën penale “Shfrytëzimi i prostitucionit”, në rrethana rënduese.

Në zbatim të vendimit të gjykatës u bë i mundur sekuestrimi i pasurive të ndryshme, me vlerë rreth 3.5 milionë euro.

Konkretisht janë sekuestruar: një ndërtesë trekatëshe, një ndërtesë dykatëshe, 3 apartamente, disa automjete të llojeve të ndryshme, 4 sipërfaqe ndërtimi dhe një aktivitet tregtar (biznes) me objekt prodhimin e betonit.

Nën drejtimin e Prokurorisë po vijon puna për të zbuluar asete të tjera të përfituara në mënyrë të kundërligjshme, që ky shtetas dhe familjarët e tij mund t’i kenë regjistruar në emër të personave të tjerë. 

Dosja i kaloi Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco