EMRAT - VIDEO/ Me armë në brez, e pëson 21-vjeçari në Tiranë, prangoset edhe shoku i tij

08:56, 06/10/2022
A+ Aa A-

Qarkullonte me armë zjarri, vihet në pranga 21-vjeçari në Tiranë, i dënuar më parë për të njëjtën veprimtari kriminale.

Në pranga edhe një shtetas tjetër, për moskallëzim krimi.  

Në kuadër të operacionit policor të koduar "Beretta" u arrestuan shtetasit Ergest Beqiraj, Indrit Prençi

Njoftimi i policisë:

Tiranë

Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Beretta”. 

Operacioni, nga Forca e Posaçme Operacionale e Policisë së Shtetit, në bashkëpunim me Sektorin e Krimeve të Rënda ndaj Jetës dhe Pronës në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë. 

Qarkullonte me armë zjarri, vihet në pranga 21-vjeçari, i dënuar më parë për të njëjtën veprimtari kriminale.

Në pranga edhe një shtetas tjetër, për moskallëzim krimi.  

Shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale të Policisë së Shtetit, në bashkëpunim me Sektorin e Krimeve të Rënda ndaj Jetës dhe Pronës, në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje, në bazë dhe të informacioneve të siguruara në rrugë operative, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar "Beretta".    

Si rezultat i këtij operacioni u arrestimi në flagrancë i shtetasit E. B., 21 vjeç, banues në Vlorë, për veprën penale "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit". Ky shtetas ka qenë i dënuar më parë për armëmbajtje pa leje.

Gjatë kontrollit fizik ndaj këtij shtetasi, në Rrugën e Kavajës, shërbimet e Policisë i kanë gjetur një armë zjarri pistoletë dhe një krehër me fishekë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.  

Gjithashtu u arrestua në flagrancë, për veprën penale "Moskallëzimi i krimit", shtetasi I. P., 31 vjeç, banues në Vorë, i cili shoqëronte shtetasin E. B.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco