EMRI/ U arrestua gjatë operacionit në Durrës, polici i burgut urdhëroi ekzekutimin e dy personave pasi e rrahën...

EMRI/ U arrestua gjatë operacionit në Durrës, polici i burgut urdhëroi ekzekutimin e dy personave pasi e rrahën...

15:17, 04/10/2022
A+ Aa A-

Mega-operacioni i zhvilluar në Durrës çoi në pranga 14 persona. Ndërkohë 5 të tjerë u shpallën në kërkim.

Mësohet se Flamur Bejko është polici që ka rënë në pranga gjatë shkatërrimit të grupit kriminal në Durrës. Bejko dyshohet se ka porositur vrasje të dyfishtë.
Flamur Bejko dyshohet se ka kontaktuar me vëllezërit për të urdhëruar vrasjen e dy personave .S.S dh E.H . Sipas të dhënave këta dy persona e kishin rrahur dhe në shenjë hakmarrje ai kishte urdhëruar të vriteshin.

Dy vëllezërve, Indrit dhe Gentian Beqirajt u janë gjetur 4 kilogramë lëndë plasëse tritol dhe kallash për të kryer vrasjen e prositur nga polici, por nuk kanë mundur ta kryejnë pasi janë pikasur nga grupi i “Rrumit të Shijakut”.

Shoferi i Aleksandër Muharremit ose Rrumit të Shijakut ka marrë peng njërin prej dy vëllezërve, duke u detyruar ta linte të lirë 500 metra më tutje pasi nuk mund të kalonin si shkak i prezencës së policisë.

Më herët policia e Durrësit në deklaratën e saj zyrtare njoftoi: “U finalizua operacioni “Porositësi” ku u arrestuan në flagrancë shtetasit: Gentian Beqiraj, Indrit Beqiraj, F.B, P.H, I.H, A.D, F.M, B.E, G.Sh, G.D, A.H, H.F, A.L, A.C, punonjes ushtarak, si dhe u referuan materialet per I.F i arrestuar me pare ne operacionin “Golden Bullet”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco