Lajmi i fundit

LIVE-SYRI TV/ Primaret në 'Task Force' me Sonila Meçon

VIDEO/ Sulm seksual në qendër të Pejës, e reja publikon pamjet: Jam në gjendje të rëndë

18:55, 30/09/2022
A+ Aa A-

Alpinistja e njohur Mrika Nikqi ka publikuar në Facebook një video, ku shihet teksa sulmohet seksualisht nga një person, sipas saj, me inicialet F.B.

Nikqi ka njoftuar se ky sulm ka ndodhur në qytetin e Pejës, më 27 shtator, 2022.

“Shokë e shoqe, po ju njoftoj për një rast i cili me ka tmerruar plotësisht! Me datë 27. 09.2022, në ora 20.50, në qendër të qytetit te Pejës isha viktimë e sulmit seksual, veprim vandal i cili është kryer  me paramendim nga personi F.B, anëtarë i një familje të njohur në qytetin e Pejës”, ka shkruar ajo.

Vajza që ka publikuar videon ka thënë se është në gjendje të rëndë emocionale.

“Si pasojë e kësaj situate, për momentin jam në gjendje të rëndë emocionale dhe nuk mund të deklarohem në tërësi. Pas vendimit të plotfuqishëm të Gjykatës do të ju njoftoj për rrjedhën e situatës dhe sulmuesin e paskrupullt. Në videon e bashkangjitur, e gjykoni vetë këtë gjest të shëmtuar, viktimë e të cilit ka mundur të jetë çdo familjarë i juaji”, ka shkruar ajo.

Sipas saj, personi i dyshuar është identifikuar dhe arrestuar.

“Unë dhe familja u jemi mirënjohës organeve kompetente dhe qytetarëve të cilët me angazhimin e koordinuar, dhe shumë shpejtë, mundësuan identifikimin dhe arrestimin e sulmuesit i i cili ka lënë një vragë të shëmtuar në jetën time”, ka shkruar në fund Nikqi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco