A ishin shqiptarët? Tentohet rrëmbimi i ministrit belg të Drejtësisë

A ishin shqiptarët? Tentohet rrëmbimi i ministrit belg të Drejtësisë

11:04, 30/09/2022
A+ Aa A-

Policia holandeze arrestoi katër burra të dyshuar, të lidhur me mafien e trafikut të drogës në Evropën Veriore, të gjithë të dyshuar si autorë të tentativës për rrëmbimin e ministrit belg të Drejtësisë.

Plani i dështuar i rrëmbimit, thekson “Europa Today”, u pengua thuajse rastësisht nga policia holandeze, e cila të enjten e kaluar identifikoi një makinë me targa holandeze, të parkuar jashtë shtëpisë së ministrit belg.

Brenda makinës u gjetën një pushkë dhe shirit ngjitës.

Ndërsa në një makinë tjetër, po ashtu e regjistruar në Holandë, janë gjetur disa shishe me benzinë.

Vetë ministri Vincent Van Quickenborne, në një video-mesazh të transmetuar nga radio-televizioni belg RTBF, komentoi ngjarjen duke folur për “mafien e drogës”.

“Ne do të vazhdojmë të luftojmë krimin e organizuar me më shumë njerëz dhe burime se më parë. Në shtetin tonë ligjor e demokratik, ne kurrë nuk do t’i përkulemi dhunës”, u shpreh ai.

Për disa vite Belgjika, e mbështetur nga Holanda fqinje dhe porti i Antverp, është bërë një nga rrugët më të rëndësishme të aksesit me anë të së cilit droga mund të hyjë në Evropë.

Sipas të dhënave të publikuara nga raporti i Europol “Cocaine Insight “, në portin e Antverp -it, vitin e kaluar u kapën 66 ton kokainë, krahasuar me 5 ton në 2013.

Në këtë shtet vijon konsolidimi i aktiviteteve kriminale të kryera si nga Ndrangheta ashtu edhe nga mafia shqiptare.

Një rritje e vazhdueshme, e favorizuar nga konsolidimi i aktiviteteve kriminale të kryera si nga Ndrangheta ashtu edhe nga mafia shqiptare, të dyja, të rrënjosura gjithnjë e më shumë në territorin belg dhe përgjegjës për shtimin e vrasjeve dhe episodeve të korrupsionit në forcat e policisë. Kjo ka bërë që disa media të huaja të aludojnë për përfshirjen e shqiptarëve në bashkëpunim me mafiozët italianë në këtë grabitje të dështuar.

Një vit më parë, prokurori i Republikës së Catanzaro Nicola Gratteri, përveç nënvizimit të rritjes eksponenciale të drogës dhe dhunës në Evropën Veriore, theksoi edhe tendencën e Hollandës për të nënvlerësuar mafien.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco