EMRI - FOTO/ Ky është shqiptari që u zhduk në Ekuador

EMRI - FOTO/ Ky është shqiptari që u zhduk në Ekuador

14:14, 29/09/2022
A+ Aa A-

Personi që po shikoni në foto është Shenasi Loha, shqiptari që gazetari Artan Hoxha e denoncoi si të zhdukur në Ekuador. I ftuar në studion e 'ABC', Hoxha publikoi foton e shqiptarit, për të cilin tha se ka humbur gjurmët që nga muaji mars i këtij viti. Ai tha se i riu është nga Ferizaj i Kosovës.

Artan Hoxha: Nga të gjitha këto element më rezulton se ky person është kthyer në shkurt të këtij viti në Kosovë, është baba i dy djemve. Familja është interesua në polici dhe autoritetet kanë kërkuar ndihmë nga Shqipëria. Shqipëria u ka thënë që nuk e dimë se ku është, por që dyshojmë se ka ikur në Ekuador. Kjo policia e Lushnjes që ka shpallur në kërkim të vdekurin Dorian Shurdhi ka bërë të njëjtën gjë, u ka dhënë informacione familjes që dyshohet se ka ikur në Ekuador. Unë disponoj kamerat që ky person është në një lokal në Lushnje dhe ndodhet me një person, një shtetas të Shqipërisë. Ai është ekspozuar me një konflikt me Emiljano Shullazin. Më pas doli dhe tha që nuk kemi asnjë konflikt. Më pas u shpall në kërkim për plagosjen e Edison Begajt (Mitri Prifti). Ka qenë i veshur si polic. Kanë pasur një konflikt për Lungomaren. Ky del bashkë me Shenasi Lohën në një restorant me Shenasi Lohën. Kjo pamje filmike mban datën 13 mars. Ky duket në lokal me këtë shqiptarin që përmenda. Janë me një makinë të marrë me qira në Tiranë. Ky që e shoqëron Shenasi Lohën banon në Tiranë. Ka dalë nga burgu për ngjarjen e Vlorës. Se si ka dalë se di unë, ndaj na dalin këto ngjarje që njërin e rrëmbejnë kur është në kërkim e tjetrin e shpallin në kërkim të vdekur. Dalin të dy nga lokali hipin në mjetin e marrë me qira nga personi shqiptar dhe ikin që aty. Kjo është pamje dhe imazhi i fundit i Shenasi Lohës. Nga ky moment nuk dihet më gjë. Policia e Lushnjes thotë që ka ikur në Ekudaor. Në Ekuador nuk është zbardhur asgjë për hetimet. A ka qenë i lidhur me trafikantët? Nuk është e pabesueshme, por për mua, dyshimet janë që është zhdukur në Shqipëri.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco