Kapriçot e motit kanë krijuar situatë problematike në veri të vendit, ndërkohë që ekziston edhe rreziku I përmbytjeve. Në një intervistë për SYRI TV, eksperti I IGJEO-s tregon se gjatë 24 orëve ka pasur një intensitet të lartë reshjesh, por edhe era e fortë në bregdet pritet të jetë problematike.
Nga SYRI TV
Ditët e fundit I gjithë territori i vendit është përfshirë nga moti I keq, ndërkohë që në disa zona ka pasur edhe problematika të ndryshme, të tilla si përmbytje apo rrëshqitje dheu.
Hidrologu Alban Doko, ekspert I Institutit të Gjeoshkencave, tregon për Syri Televizion se reshjet pritet të vijojnë gjatë fundjavës, të shoqëruara me erë të fortë në bregdet, ndërkohë nuk përjashtohet as mundësia e përmbytjeve.
Nga ana tjetër, hidrologu shprehet se pavarësisht dëmeve që shkaktojnë reshjet, ato janë të domosdoshme, veçanërisht në këto moment kur flasim për krizë energjitike.
Sipas buletinit të IGJEO, situate me reshjet tashmë paraqitet e neutralizuar, ndërkohë që veriu I vendit ka qenë më I prekur nga kapriçot e motit.
© SYRI.net