VIDEO/ Aksident i rëndë në aksin Shkodër-Hani i Hotit, plagosen rëndë 2 persona

21:30, 24/09/2022
A+ Aa A-

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Shkodër-Hani i Hotit në afërsi të fshatit Shtoj.

Sipas burimeve për SYRI-n, dy makina janë përplasur me njëra tjetrën duke sjellë plagosur rëndë dy personave të cilët janë transportuar në spitalin rajonal të Shkodrës.

Sipas të dhënave automjeti tip Wolswagen me targa AA 563 MK ka qënë duke lëvizur jashtë normave të shpejtësisë duke humbur kontrollin e më pas ka ndeshur mjetin tip Mercedes në anën tjetër të rrugës e në përfundim është përplasur në portën hyrëse të një biznesi.  

Shkodër/ Informacion paraprak

Rreth orës 20:50, në aksin rrugor Shkodër - Koplik, në afërsi të një karburanti, mjeti tip Benz, me drejtues shtetasin G. D. (oficer Policie) është  përplasur me mjetin tip Volkswagen , me drejtues shtetasin K. Gj. 20 vjeç.

Si pasojë është dëmtuar shtetasi K.Gj, dhe  janë lënduar lehtë dy pasagjerët që ndodheshin në automjetin tip Volkswagen, shtetasit   Xh.  V. dhe S. G, të cilët janë  dërguar në Spitalin Rajonal Shkodër për ndihmë mjeksore.

Veprimet e para hetimore në vendngjarje për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit, po kryhen nga  oficeri i Policisë Gjyqësore i Prokurorisë së Rrethit  Gjyqësor Shkodër, Grupi Hetimor dhe Agjencia e Mbikëqyrjes Policore.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco