EMRAT/ Të shtëna me armë zjarri në Bulqizë

EMRAT/ Të shtëna me armë zjarri në Bulqizë

13:59, 05/09/2022
A+ Aa A-

Një sherr mes dy të rinjve tek Ura e Serbinit në Njësinë Administrative Shupenzë Bulqizë ka degraduar në përdorimin e armëve.

Sipas policisë njëri nga të rinjtë ka gjuajtur në ajër me pistoletë.

Sherri ka ndodhur rreth orës 11:30. Policia ka shkuar në vendngjarje dhe po heton për shkaqet e konfliktit. 

Nga burimet e SYRI-t mësohet se personat e përfshirë në konflikt janë Florian Toçi dhe Adil Dema. 

Bulqizë/ Informacion paraprak

Me datë 05.09.2022, rreth orës 11.50, jemi njoftuar se në vendin e quajtur "Ura e Serbinit", Shupenzë, ka ndodhur një konflikt midis shtetasve  F. T., dhe A. D., të cilët dyshohet se njëri prej tyre ka qëlluar me armë zjarri.

Shërbimet e policisë kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po kontrollojnë zonën për të bërë të mundur kapjen dhe shoqërimin e tyre.


Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën  për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco