VIDEO-EMRAT/ Po transportonin 50 emigrantë të paligjshëm në drejtim të Kukësit, arrestohen 3 persona

12:08, 05/09/2022
A+ Aa A-

Operacioni policor i koduar "Tranzit 50", për goditjen e veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufijve është finalizuar me arrestimin e Muhedin Bajraktari, Donald Lleshi dhe Marin Gjoka​.

Sipas njoftimit të policisë, janë vendosur në pranga tre shtetasit që u kapën në flagrancë duke transportuar 50 emigrantë të paligjshëm, shpallet në kërkim bashkëpunëtori i tyre.

Njoftimi i policisë/ Tiranë

Finalizohet operacioni policor i koduar "Tranzit 50", për goditjen e veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufijve.  

Operacioni, nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë.

Vihen në pranga 3 shtetas që u kapën në flagrancë duke transportuar 50 emigrantë të paligjshëm, shpallet në kërkim bashkëpunëtori i tyre.

Procedohen penalisht edhe 50 emigrantët, për kalim të paligjshëm të kufirit. 

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative se disa shtetas transportonin emigrantë, nga Tirana në drejtim të Kukësit, me qëllim kalimin e tyre në pikat kufitare, me destinacion final vendet e BE-së, organizuan dhe finalizuan operacionin “Tranzit 50”, për goditjen e kësaj veprimtarie kriminale.  

Si rezultat i këtij operacioni u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

- D. Ll., 24 vjeç, M. B., 30 vjeç, dhe M. Gj., 25 vjeç, për veprën penale "Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve".

Gjithashtu, u shpall në kërkim shtetasi D. Sh., 29 vjeç.

Shërbimet e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale dhe Forcën e Posaçme “Shqiponja”, në fshatin Mëzez, në rrugën “7 Nëntori”, kanë konstatuar mjetet me drejtues shtetasit M. GJ. dhe M. B., brenda të cilëve ndodheshin 50 shtetas të huaj.

Sipas verifikimeve të kryera ka rezultuar se shtetasit M. Gj., M. B., D. Ll. dhe D. Sh., në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kundrejt përfitimeve monetare, do t’i transportonin 50 emigrantët e paligjshëm nga Tirana në drejtim të Kukësit, me qëllim kalimin e tyre në pikat kufitare, me destinacion final vendet e BE-së.

Në vijim të veprimeve u proceduan penalisht 50 emigrantët e paligjshëm, për veprën penale "Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror". 

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 2 automjetet dhe 6 aparate celulare.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

#angazhimpërkushtimsakrificë👮‍♂️🚔

#tëvendosurkundërkrimit✅

#nëçdoskajtëvendit🇦🇱

#nëshërbimtëqytetarëve👮‍♂️🤝🙍‍♂️

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco