Aksident në Tiranë, makina përfundon mbi trotuar, plagosen tre këmbësorë

Aksident në Tiranë, makina përfundon mbi trotuar, plagosen tre këmbësorë

20:12, 15/08/2022
A+ Aa A-

*FOTO ILUSTRUESE

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Tiranë, në afërsi të “Kodra e Diellit”, ku një makinë me drejtuese një 29-vjeçare ka aksidentuar tre këmbësorë në trotuar.

Të plagosur kanë mbetur një 60 vjeçar, një 57 vjeçare dhe nje 27 vjeçare, të cilët ndodhen në spitalin e Traumës.

Policia bën me dije se grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 15.08.2022, në afërsi te “Kodra e Diellit”, shtetasja D. G., 29 vjeçe, duke drejtuar mjetin ka aksidentuar këmbësorët B. H., 60 vjeç, V. H., 57 vjeçe dhe A. T., 27 vjeçe, të cilët si pasojë janë dëmtuar dhe ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco