VIDEO/ U plagos sot në Kuçovë, Admir Bejo transportohet drejt Spitalit të Traumës

22:17, 13/08/2022
A+ Aa A-

45-vjeçari Admir Bejo, i cili u gjet i plagosur mbrëmjen e sotme në lagjen “1 Maji” në Kuçovë” është transportuar drejt Spitalit Ushtarak.

Më herët u raportua mga mediat se i plagosuri ndodhej në sallën e operacionin në spitalin Rajonal të Beratit, pasi si pasojë e plumbit, kishte plagë në ije.

Admir Bejo, i cili ka mbetur i plagosur sot, nuk është një emër i panjohur për policinë shqiptare. Në 2007, ai së bashku me vëllanë Ilija Bejon, kanë tentuar që të vrasin 2 vëllezërit Ardian Kundja dhe Saimir Kundja.

Drejt tyre është qëlluar me armë zjarri pistoletë plot 8 herë.

Ngjarja ndodhi rreth orës 8:00 të mëngjesit të 26 dhjetorit 2007, teksa dy vëllezërit Kundja ishin duke dalë nga hyrja e pallatit në të cilin jetonin.

Pas të shtënave, dy autorët që menduan se i lanë të vdekur shënjestrat e tyre, u larguan me shpejtësi nga vendngjarja, me një automjet tip “Ford Fiesta” me targa TR 79 88 N.

Vëllezërit e plagosur u dërguan në spitalin e qytetit. Një nga pistat e hetimit mendohet të jenë konfliktet e vjetra për një vajzë nga Kuçova që bashkëjetonte prej më shumë se një viti me Ilia Bejon.

Për ngjarjen e 15 viteve më parë, Admir dhe Ilija Bejo kanë vuajtur 7 vite burg. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco