EMRAT/ Plagoset me armë zjarri punonjësi i IMT-së, arrestohet autori (VIDEO)

17:50, 12/08/2022
A+ Aa A-

Një punonjës i IMT-së rreth 50-vjeç i identifikuar si Ilirjan Gavelli është plagosur me armë zjarri pasditen e sotme në Tiranë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:30 kryqëzimin e rrugëve “Todi Shkurti” me rrugën “Kristaq Capo”.

Punonjësi i IMT-së u plagos me armë zjarri në bark nga një person pas zbatimit të një vendimi.

Shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes janë ende të paqarta ndërsa vijojnë hetimet nga autoritetet.

Burime bëjnë me dije se autori Qani Muça 55 vjeç është arrestuar nga policia.

Sa i përket të plagosurit, ai është dërguar drejt spitalit për të marrë ndihmë mjekësore.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco