Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë regjistruar 642 raste të reja me koronavirus nga 1708 testime të kryera. Fakteqësisht gjatë 24 orëve të fundit një qytetar nuk e ka fituar betejën me COVID-19.
Ministria e Shëndetësisë teksa apelon qytetarët të vaksinohen njofton se në spitalin COVID 3 po marrin trajtim mjekësor 28 pacientë.
Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar nga koronavirusi 5172 qytetarë ndërsa në të gjithë vendin mësohet se janë 2498 raste aktive me koronavirus.
Sa i përket infektimeve, rastet e reja në 24 orët e fundit janë regjistruar në këto bashki; 197 në Tiranë, 56 në Fier, 45 në Durrës, 28 në Vlorë, 25 në Lushnje, 21 në Elbasan, 18 në Sarandë, 17 në Lezhë, nga 16 qytetarë në Kamëz, Gjirokastër, Pogradec, 14 në Devoll, nga 13 qytetarë në Kurbin, Divjakë, 11 në Korçë, 10 në Himarë, nga 9 qytetarë në Shkodër, Krujë, Kavajë, 8 në Peqin, 7 në Gramsh, nga 6 qytetarë në Vorë, Dibër, Berat, Himarë, Skrapar, nga 5 qytetarë në Mirditë, Përmet, nga 4 qytetarë në Tepelenë, Maliq, nga 3 qytetarë në Malësi e Madhe, Bulqizë, Mat, Roskovec, Mallakastër, nga 2 qytetarë në Pukë, Patos, Selenicë, Pustec, Kuçovë, Poliçan, nga 1 qytetar në Fushë Arrëz, Kukës, Has, Tropojë, Shijak, Rrogozhinë, Klos, Delvinë, Kolonjë.
Statistika (11 Gusht 2022)
Raste të reja ditore 642
Të shëruar në 24 orë 5172
Të shtruar në spitale 28
Humbje jete në 24 orë 1
Testime ditore 1708
Testime totale 1,937,633
Raste pozitive 320,086
Raste të shëruara 314,020
Raste Aktive 2,498
Humbje jete 3,568
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 698
Fier 482
Durrës 368
Gjirokastër 262
Vlorë 244
Berat 91
Dibër 90
Elbasan 89
Korçë 60
Lezhë 53
Shkodër 36
Kukës 25
© SYRI.net