SYRI TV/ Qytetarët protestë për Saimir Sulën në Bruksel, familjarët akuza për manipulimin e vdekjes

15:38, 05/07/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

SYRI TV

Dhjetëra qytetarë dhe familjarë të  shqiptarit Saimir Sula që humbi jetën në një spital spanjollë, protestuan këtë të dielë në Bruksel  për të kërkuar drejtësi. Motra e të ndjerit Majllinda Sula tha se përgjigja e ADN-së zbulon se zemra e pretenduar e të vëllait, nuk ka qeliza mjekësore çka shton dyshimet për  manipulimin e vdekjes me akuzat për trafikim organesh. Sula i bëri thirrje Ministrit të Drejtësisë të komunikojë me homologun spanjoll për të zbardhur skandalin, ndërsa denoncoi edhe heshtjen  e kryeministrit Rama

Familjarë, miq dhe qytetar të shumtë kanë mbajtur një protestë këtë të diel në Bruksel ku kërkojnë drejtësi për skandalin e ndodhur në 2020 e në vijim me shqiptarin Saimir Sula që humbi jetën në një spital spanjoll. E motra e të ndjerit Majlinda Sula tha se përgjigjet e ADN-së të kryera në Shqipëri, zbulojnë se zemra e pretenduar e të vëllait, nuk ka qeliza njerëzore duke theksuar se Prokuroria dhe mjekësia ligjore ndihmuan Spanjën në manipulimin e vdekjes. Nga Brukseli tha se ministri shqiptar i drejtësisë duhet të komunikojë me urgjencë me homologun e tij spanjoll, që shteti europian të hetojë dhe zbulojë çfarë ka ndodhur me të vëllanë.

 Organi i Saimir Sulës u soll në Shqipëri rreth 3 vite pas vdekjes me insistimin e familjes, e cila vendosi ta dërgojë për krahasim ADN-je, dhe Majlinda Sula pretendon që ekspertiza tregon që zemra nuk është e Saimirit pasi nuk ka qeliza njerëzore. Majlinda denoncoi edhe heshtjen e kryeministrit Edi Rama që sipas saj refuzoi të zbriste tek protesta e familjes para godinës qeveritare për t’i ofruar ndihmë në zbardhjen e të vërtetës

Saimir Sula ndërroi jetë më 9 maj të vitit 2020 në Spanjë, ndërsa kishte shkuar për një kontroll në spitalin e Barcelonës. Ishte motra e tij, Majlinda Sula ajo që ngriti pretendime për mjekim të gabuar në Barcelonë çka solli nisjen e hetimeve në Tiranë. Në dosjen e Prokurorisë së kryeqytetit, sqarohet se viktimës jo vetëm që nuk i ishte injektuar medikamenti që pretendonin mjekët në Barcelonë, por ai  rezultonte të mos kishte as zemrën, çka ngre dyshime të forta se kemi të bëjmë me një rast të shit-blerjes së organeve. Në këqyrjen e jashtme përveç prerjeve autoptike dhe ndryshimeve pas vdekjes nuk u vunë re dëmtime të shkaktuara nga dhuna sipas ekspertizës shqiptare. Tashmë skandali merr përmasa më të mëdha pas mospërputhjes së ADN-së, duke ngritur dyshime të dyfishta që përveç atyre për shitje organesh, mund të kemi të bëjmë edhe me një krim të rëndë dhe të dyfishtë sipas familjes duke sjellë një organ që si takon të ndjerit dhe kërkojnë vënien në lëvizje të menjëhershme të shtetit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco