Klienti bën për spital pronarin e hotelit në Himarë

Klienti bën për spital pronarin e hotelit në Himarë

21:12, 10/08/2022
A+ Aa A-

Nuk janë gjithmonë klientët ata që abuzohen nga pronarët e hoteleve.

Jo gjithmonë janë këta të fundit që i hipin në xhamin e makinës, i ngrenë nga rëra, apo i ndjekin me thikë kur s’paguajne.

Këtë radhë në jug monedha është kthyer dhe viktimë e një ngjarje të paprecedentë është bërë pronari 70-vjeçar i një hoteli në Himarë.

Ky i fundit është dhunuar fizikisht nga një klient i tij i cili i ka thyer disa brinjë dhe e ka lënë me çarje në trup pas një mosmarrëveshjeje.

Emigranti shqiotar nga Gjermania kishte marrë një dhomë për dy veta e ditën e fundit i kishte kërkuar pronarit të moshuar të fuste edhe dy miq të tjerë.

Pasi ky i fundit i kishte shpjeguar se pagesa ishte bërë për dy persona, pushuesi i kishte kërkuar pagesën mbrapsht dhe aty nisi përleshja fizike.

Emigranti dhunoi pronatin e moshuar e po ashtu shkatërroi edhe dhomën ku kishte qëndruar disa net duke thyer gjithçka.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by JOQ Albania (@joqalbania)

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Qytetari11/08/2022 09:35

shume mire ja ka ba.

Shto koment

Denonco