EMRAT/ Përgjaken sërish rrugët, makina përplas për vdekje kalimtaren

EMRAT/ Përgjaken sërish rrugët, makina përplas për vdekje kalimtaren

12:35, 02/07/2022
A+ Aa A-

Nuk ndalen aksidentet e përgjakshme në rrugët tona. Mesditën e sotme raportohet se një makinë ka përplasur për vdekje një kalimtare në Fushë Krujë.

Ngjarja është shënuar në fshatin Larushk, ku një makinë ka përplasur për vdekje 55-vjeçaren Lume Rryta.

Shoferi Mehmet Xhixha është shoqëruar në Komisariat. Aksidenti u shënua në një zonë ku ndodhin shpesh ngjarje të tilla.

Viktima ishte duke dalë nga supermarketi kur i ka prerë rrugën automjetit.

NJOFTIMI ZYRTAR

Rreth orës 12:00, në fshatin Larushk, Fushë Krujë, automjeti me drejtues shtetasin M. Xh., 55 vjeç, ka aksidentuar shtetasen L. R., rreth 55 vjeçe, e cila për pasojë ka humbur jetën.

Drejtuesi i mjetit, shtetasi M. Xh., është shoqëruar në Komisariat, për veprime të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco